“Ka pasur rezultate intriguese, por akoma të jo të konsoliduara. Nxjerra e naftës është një proces i vështirë. Në industrinë e naftës është procesi i vlerësimeve gjeologjike dhe sizmike që japin një panoramë për nëntokën. Ka filluar të nxirret një sasi naftë por që nuk është komerciale. Në 2028 pritet që nafta të jetë plotësisht komerciale dhe të arrijmë pritshmëritë e Shell për të nxjerrë 100 mijë fuçi në ditë”, tha Bejtja.
Zëvendësministri shqiptar i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja thotë se investimi i kompanisë holandeze Shell për të nxjerrë naftë në zonën e Shpiragut në Berat pritet të finalizohet në vitin 2028.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bejtja u shpreh se investimi në Shpirag ka një vlerë prej 600 milionë eurosh dhe përdor teknologjinë më të përparuar për të nxjerrë naftë nga një thellësi mbi 5 mijë metra.