/

Politikani serb përplaset ashpër me Grenellin, e mbron Kurtin

Politikani serb, njëherësh kryetar i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti pas komenteve të rënda që shkuan në drejtim të tij nga ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell.

Ky i fundit, dje tha se gjermanët në përgjithësi janë në anën e gabuar të historisë, pasi që ata po e mbështesin Kurtin, të cilin ai nuk hezitoi ta quaj fashist.

Sandulloviq ka reaguar ashpër ndaj këtij postimi, duke thënë se Grenell është mercenar i paguar dhe është blerë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ju jeni Richard Grenell një mercenar që është në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju bleu krimineli i luftës Aleksandar Vuçiq që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake”, shkroi Sandulloviq.

Ky koment i Sanduloviqit nervozoi Grenellin që i reagoi duke i thënë se do t’i duhet avokat për këtë që tha.

Por Sandulloviq nuk u ndal me kaq.

“Ooops! Te godita ne qendër zemra ime?! Mezi pres takimin tonë në gjykatë ku do të paraqes gjithçka që bëni për shefin tuaj Aleksandar Vuçiq! Vetëm sigurohuni që FBI të mos ju arrestojë më pare”, ia ktheu politikani serb.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published.