Fillimisht emisioni u ndërpre papritur për disa minuta, ndërsa më pas nisi një listë më këngë, por zëri i 55-vjeçarit nuk u dëgjua më.
Një gazetar britanik, Tim Gough, ka ndërruar jetë papritur ndërsa ishte në transmetim me emisionin e tij në radio.
“Jemi të dëshpëruar t’ju informojmë se miku ynë i dashur dhe drejtuesi i mëngjesit Tim Gough ndërroi jetë sot teksa prezantonte emisionin e tij. I dërgojmë dashurinë tonë familjes së tij, djalit, motrës, vëllait dhe nënës së tij. Tim bëri atë që donte. Ai ishte 55 vjeç”, shkoi në llogarinë e Twitter-it stafi drejtues i radios.