​Humb binjakët e pa lindur pasi goditet nga një veturë

Një person është arrestuar dje në Vushtrri, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër-këmbësore, e cila ishte shtatzënë dhe dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur.

Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 22 dhjetor në Vushtrri.

Kurse, sipas mjekëve, vet viktima është në gjendje të rëndë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.