/

Arrestohet shoferi që goditi policin me veturë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic.

Rastin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Zyrtari policor kishte tentuar për ta ndaluar në kontroll të dyshuarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.