/

Kapet duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut, arrestohet

Një person është arrestuar dje në Obiliq pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse thëngjilli e automjeti janë sekuestruar.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.