/

Arrestohet një person për fajde në Shtime, sulmoi me mjet të fortë personin që ia dha 7 mijë euro

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një 39-vjeçar në Shtime për fajde, i cili po ashtu ka goditur me një mjet të fortë viktimën.

Policia njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Më datën 04.01.2024 rreth orës 14:20 policët e stacionit në Shtime, në rrugën ‘Ymer Devetaku’ në Shtime kanë arrestuar personin A.R ( M/K) i moshës 39 vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdes.

I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.