Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kryetari i BDI-së, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Taulant Balla.
Nuk janë të rralla vizitat e Ahmetit në Shqipëri dhe Kosovë, pasi ai njihet si politikan unifikues, duke qenë faktor vendimmarrës në Maqedoninë e Veriut tash e dy dekada.