//

Meta do të kufizojë përmbajtjet e ndjeshme për adoleshentët në Instagram dhe Facebook

Gjiganti teknologjik Meta deklaroi të martën se do të fshehë përmbajtjet e ndjeshme për përdoruesit adoleshentë nga platformat Instagram dhe Facebook, mes presionit global nga rregullatorët që gjiganti i medieve sociale të mbrojë të miturit nga përmbajtja e dëmshme në aplikacionet e tij.

Këto masa do ta bëjnë më të vështirë për adoleshentët që të hasin në përmbajtje të ndjeshme sikurse vetëvrasja, vetëlëndimi dhe çrregullimet e të ngrënit kur përdorin veçori të tilla si kërkimi dhe eksplorimi në Instagram, sipas Meta-s.

Të gjitha llogaritë e adoleshentëve do të jenë në mënyrë automatike në kontroll për sa i përket kufizimit të përmbajtjes në Instagram dhe Facebook dhe termat shtesë të kërkimit do të kufizohen në Instagram.

“Ne duam që adoleshentët të kenë përvoja të sigurta, të përshtatshme për moshën e tyre në aplikacionet tona”, thuhet në njoftimin e Meta-s.

“Sot, ne po marrim masa mbrojtëse shtesë të fokusuara në llojet e përmbajtjes që adoleshentët shohin në Instagram dhe Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.