/

“Tik Tok” hedh në erë bazën e Kadyrov në Kherson, 40 të vrarë dhe 60 të plagosur

Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan një bazë të të ashtuquajturve ‘njerëzve të Kadyrov’, të cilët ishin evakuuar në bregun e majtë të Dnieper në rajonin Kherson. Deklarata është bërë nga anëtari i Këshillit Rajonal Kherson, Serhii Khlan në Facebook, raporton një korrespondent i Ukrinform“Kadirovitët u zhvendosën në bregun e majtë dhe nuk mund të mos bënin selfie dhe t’i postonin ato. Baza e tyre u shkatërrua nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, ka shkruar Khlan.

Në një koment për kanalin Freedom TV, Khlan shpjegoi se Kadyrovitët ishin zhvendosur në bregun e majtë të Dnieper nga Kherson, ishin akomoduar në një nga ndërtesat dhe filluan të bënin selfie dhe t’i postonin në mediat sociale. “Falë TikTok, ata zbuluan vendndodhjen e tyre vetë. Forcat tona duhej vetëm të angazhonin një objektiv,” shtoi Khlan.

Thuhet se rreth 40 kadirovitë u vranë dhe 60 u plagosën rëndë. Kujtojmëse Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë çliruar më shumë se 90 vendbanime nga pushtuesit rusë në rajonin Kherson. Masat e stabilizimit tani janë duke u zhvilluar brenda zonave të ç’pushtuara. Nga ana tjetër shtatë civilë u vranë dhe tre u plagosën në Bakhmut, një qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainën lindore, i cili ka qenë skena e betejavetë ashpra me ushtrinë ruse për muaj të tërë.

Në dy vendbanime të këtij rajoni janë gjetur edhe tre trupa të civilëve të cilët ishin vrarë më herët, sqaroi guvernatori Pavlo Kirilenko. Në shtator, ushtria ukrainase ka rimarrë mijëra kilometra katrorë në rajonet verilindore dhe jugore të vendit. Që atëherë, luftimet janë përqendruar kryesisht në rajonet lindore, ndërsa vazhdojnë paralelisht rreth Khersonit në jug.

Leave a Reply

Your email address will not be published.