Një i ri ka humbur jetën në një aksident rrugor në rrugën Klinë – Gurakoc, konkretisht në fshatin Krushevë e Vogël.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se shoferi ia utomjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas lëndimeve që mori ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime.
“Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë- Gurrakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi.
Në vazhdim gjeni pamjet: