Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Gjakovë, pasi e njëjta kishte deklaruar rrejshëm lidhur me një zhdukje.
Rasti është cilësuar si “Person i zhdukur-i gjetur dhe deklarim i rremë”.
“Më 16.01.2024 është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka deklaruar rrejshëm lidhur me zhdukjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.