Një burrë, shtetas i huaj është sulmuar fizikisht dhe i është marrë vetura, portofoli me para dhe dokumente personale nga e dashura e tij, po ashtu shtetase e huaj, e cila ka ikur në drejtim të panjohur.
Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë.
“Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar si “Dhunë në familje dhe vjedhje”.