//

U akuzua për trafikim organesh, merret vendimi për ish-lojtarin e njohur të Barcelonës

Ish-lojtari i njohur i Barcelonës, Eric Abidal, i cili ka qenë fitues i Ligës së Kampionëve është shmangur nga akuzat për trafikim të qenieve njerëzore, pasi një gjykatë e Barcelonës e dërgoi çështjen në arkivë.

Çështë gjyqësore ndaj Abidalit ishte hapur në vitin 2017 dhe ishte arkivuar në vitin 2018, mirëpo ajo u hap përsëri pasi një bisede që rrodhi në media mes Abidalit dhe ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rossell, ku mes të tjerash gjatë bisedës ky i fundit tha se ‘ne i kemi blerë këtij njeriu një mëlçi të paligjshme’.

Sidoqoftë, Diario AS ka raportuar tani se kjo çështje është arkivuar përsëri mbi bazën e mungesës së provave të ndonjë pagese të dyshimtë nga Abidali ose Barcelona dhe se i tërë hetimi është bazuar në pretendime dhe dyshime.

Arsyeja e ngritjes së këtij procesi gjyqësor ishte mbi faktin se pati parregullsi gjatë procesit të dhurimit të asaj mëlçie.

Abidal ishte diagnostifikuar me kancer në mëlçi në vitin 2011 dhe pas një beteje të gjatë me këtë sëmundje doli fitimtar dhe e çoi në qiell trofeun e Ligës së Kampionëve po atë vit, para se të bëhej transplanti i mëlçisë.

Ish-mbrojtësi legjendar Carles Puyol i kishte dhënë Abidalit shiritin e kapitenit në mënyrë që ai ta çojë në qiell trofeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.