Një milioner ka thënë se ai përdor hapësirat e ndaluara të Londrës qendrore – duke grumbulluar më shumë se 100 gjoba vetëm vitin e kaluar.
Sipas mediave të huaja, Luke Desmaris, 27 vjeç, i cili pretendon se fiton më shumë se 100,000 funte (rreth 115,000 euro) në muaj përmes tregtimit të bursës dhe preferoi të “kursej kohë” sesa të gjente një vend të ligjshëm.
Kështu, ai është parë duke ecur nga Harrods dhe një hotel drejt një BMW M4 prej rreth 100 mijë eurove me njoftime të penalitetit në xhamin e tij të përparmë.
Ai tha se parkimi në Londër ‘mund të jetë një makth’, duke shtuar: ‘Nëse mund të kursej kohën time duke e bërë këtë, atëherë do ta bëj’.
Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet.
Njëri nga komentuesit e quajti atë një ‘ide të shkëlqyer’, por një tjetër tha: ‘Kjo është arsyeja pse gjobat duhet të jenë proporcionale me atë që fitoni ose për makinë – që i bie 3 mijë funte për një Ferrari’.