/

Luftimi i korrupsionit, Rohde: Kosova nuk pati përparim nga viti i kaluar, duhet më shumë ambicie

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për Kosovën, ku u tha se vendi duhet punojë ende në luftimin e korrupsionit dhe se s’ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor.

Ambasadori gjerman në një postim në platformën “X”, tha se Kosova nuk ka përparuar në renditje, për dallim nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Rohde shtoi se me shumë ambicie kjo gjë është e mundur të arrihet.

“Progres në Kosovë me zgjedhje 👍🏽, por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor👎🏽. Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: Ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

 

Në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, Kosova ka 41 pikë, njësoj si vitin e kaluar.

Në pjesën për Kosovën, në raport është thënë se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësi të sistemit të gjyqësorit, sikurse krijimi i procesit të vettingut dhe miratimi i ligjit të ri, që do të mund të fuqizonte integritetin në Këshillin Prokurorial, janë duke lëvizur me ritëm shumë të ngadalshëm.

“Edhe më keq, ndërhyrja e vazhdueshme e Qeverisë në çështjet e gjyqësorit, e ilustruar me shkarkim të shefit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, bashkë me ndërhyrjen e deputetëve të shumicës në hetimin parlamentar për një rast të madh të korrupsionit, sugjerojnë se nuk ka vullnet politik për të hequr dorë prej kontrollit dhe për forcim të mbikëqyrjes së pavarur”, është thënë në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.