//

Di Maria zgjedh 11-shen më të mirë me lojtarët që ka luajtur, përbuz Ronaldon dhe Casillasin duke i lënë jashtë

Angel Di Maria ka lënë jashtë Cristiano Ronaldon dhe Iker Casillas në mënyrë sensacionale në 11-shen e tij më të mirë me lojtarët që ka luajtur, pavarësisht se me ata dy ka pasur sezone të shumta të suksesshme në Real Madrid.

Di Maria iu bashkua Real Madridit në vitin 2010, një vit pasi Ronaldo nënshkroi për klubin për një tarifë rekord botëror në atë kohë. Argjentinasi qëndroi në klubin spanjoll për pesë vjet para se të largohej te Manchester United më 2014.

Gjatë kohës që dyshja ishin bashkëlojtarë, ata fituan La Ligën një herë, dy Copa del Rey dhe më e rëndësishmja më në fund arritën trofeun e ‘La Decima’ pasi fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2014.

Pavarësisht gjithë atyre kujtimeve të përbashkëta dhe pesë Topave të Artë, Ronaldo nuk bëri mjaftueshëm për t’u konsideruar si një nga bashkëlojtarët më të mirë të të gjitha kohërave të Di Marias. Mesfushori i Benficas i bëri zgjedhjet e tij në një intervistë për gazetën Marca, ku theksoi se ka luksin të zgjedhë nga një grup i madh talentesh.

“Kam pasur mundësinë të luaj me kaq shumë dhe të kem atë privilegj që ndonjëherë nëse nuk më bëjnë një pyetje të tillë, nuk filloj të mendoj se me kë kam luajtur dhe e vërteta është se është çmenduri nëse më duhet. Unë mund të bashkoj lehtësisht dy skuadra me yje”, ka thënë Di Maria.

Di Maria zgjodhi emra si Emi Martinez, Sergio Ramos, Nicolas Otamendi, Marcelo, Javier Mascherano, Rui Costa, Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic, Neymar Jr dhe Kylian Mbappe.

 

Di Maria gjithashtu shpërfilli një tjetër nga bashkëlojtarët e tij në Real Madrid, duke përzgjedhur Emi Martinez në vend të Casillas.

Ky vendim erdhi pas paraqitjeve heroike të portierit të Aston Villa në Kupën e Botës 2022 në Katar, ku Argjentina doli kampione.

Leave a Reply

Your email address will not be published.