“Varrezat në Mariupol po bëhen më të mëdha. Mijëra varrime të reja. Emrat janë të fshehur nën numra”, njoftoi këshilli i qytetit të Mariupolit.
Në videon që ata kanë publikuar, mund të shihen shumë varre mbi të cilat ka numra në vend të emrave.
Këshilli i qytetit të Mariupolit njoftoi se mijëra varre të reja u shfaqën në varrezat e qytetit që ishte pushtuar nga forcat ruse.
“Okupatorët rusë i morën jetën. Na kanë mohuar mundësinë për të mësuar datën e vdekjes dhe vendin ku janë varrosur të afërmit tanë”, shtoi Këshilli.
Videoja që ata i bashkëngjitën raportit tregon shumë varre me kryqe dhe pllaka me numra. Më herët, këshilli i qytetit raportoi se në Mariupol, shumica e njerëzve jetojnë në tenda dhe gatuajnë ushqim në zjarr.
Kujtojmë se Mariupol ra nën kontrollin rus pas disa muajsh rezistencë nga mbrojtësit ukrainas. Shumica e të burgosurve ukrainas janë shkëmbyer, por shumë janë ende të zhdukur.
What appears to be a mass graveyard for thousands of people in Mariupol. No names, just numbers. pic.twitter.com/dVBTCPvghZ
— Dmitri (@wartranslated) October 26, 2022