“Putini është shumë, shumë i përgatitur në biznesin e gazit. Ai është pothuajse menaxheri jozyrtar i Gazprom”, tha Wattansever.
I transformuar nga ministria sovjetike e gazit në ndërmarrjen e parë shtetërore të BRSS në vitin 1989, Gazprom u privatizua plotësisht nën ish-presidentin rus, Boris Jelcin, por Putin e ktheu atë nën kontrollin e shtetit në vitin 2005.
Kur filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të këtij viti, Vladimir Putin me siguri nuk e priste atë që pasoi. Ukraina vazhdon t’i rezistojë sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse, ndërsa vetë Rusia është mjaft e izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Megjithatë, lufta në Ukrainë krijoi një viktimë të papritur – kompaninë ruse të gazit Gazprom.
Kjo është një situatë e re për kompaninë, e cila është mësuar të jetë burim i financave të Kremlinit.
Tani për tani, kompania është ende duke u dhënë shumë para zotërinjve të saj.
Pavarësisht një rënie prej 48 për qind të eksporteve në shtetet e Bashkimit Evropian në tetë muajt e parë të këtij viti në krahasim me vitin 2021, fitimet e saj u dyfishuan në gjysmën e parë të 2022, falë rritjes së çmimeve të gazit dhe vazhduan të gjenerojnë 100 milionë euro në ditë të ardhura, sipas disa vlerësimeve.
Gjithashtu, janë shpërndarë 20 miliardë euro dividentë, që është pagesa më e madhe në historinë e bursës ruse. Por, sipas Gazprom, perspektivat afatgjata nuk janë të favorshme.
Ndërsa këto çmime të gazit do të mbeten të larta “për të paktën dy vitet e ardhshme”, sipas James Henderson, drejtor i kërkimit të tranzicionit të energjisë në Institutin e Oksfordit për Studimet e Energjisë, është e paqartë nëse ato do të mbeten të njëjta edhe pas kësaj.
“Deri në gjysmën e dytë të kësaj dekade … sigurisht që ka një pikëpyetje nëse Gazprom mund të vazhdojë në të njëjtin nivel siç ka qenë deri më tani”, tha ai.
Kompania mund të fillojë të ndjejë pasojat financiare në vitin 2025 ose më herët, tha Wattansever, në varësi të asaj se sa larg Evropa largohet nga furnizimet ruse dhe sa të larta janë çmimet.
“Kompania do të kthehet më shumë drejt gazit natyror të lëngshëm dhe dërgesave në Kinë … por nuk do të jetë në gjendje të kompensojë Evropën në afat të shkurtër”, tha një ish-zyrtar i lartë i Gazprom, i cili kërkoi të mos përmendet.
Pavarësisht problemeve të Gazprom, Putin nuk do të lejojë që kompania të falimentojë, tha Hederson, jo vetëm për shkak të vlerës së saj simbolike, por edhe sepse ajo kontrollon të gjithë sistemin e gazsjellësit të Rusisë dhe është përgjegjës për gjysmën e energjisë së vendit.
“Nuk mund të lejohet që të shpërbëhet sepse është një pjesë integrale e ekonomisë ruse” Sistemi energjetik mbështetet në të. Ngrohja e njerëzve varet nga Gazprom”, beson ky ekspert.
Megjithatë, Putini këmbëngul se marrëdhënia e vjetër e eksportit mund të rikthehet.
Duke folur në një konferencë energjetike në Moskë, ai vuri në dukje se Rusia është një furnizues i besueshëm dhe jopolitik i energjisë dhe madje ofroi të rifillojë dërgimin e gazit përmes pjesës së Nord Stream 2 që nuk u shkatërrua.
Megjithatë, Gjermania nuk e përpiu këtë pohim të rusëve, “Përpjekje e mirë. Pavarësisht sabotimit të mundshëm të dy tubacioneve të gazit, ne kemi parë që Rusia nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë”.
Kjo i ulë të ardhurat e Gazpromit, e cila para luftës në Ukrainë përbënte rreth 70 për qind të të ardhurave të saj nga gazi.