//

Një vit pas tërmetit shkatërrues, mbijetesa në qytete fantazmë të Turqisë

Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u trondit nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 50.000 vetë ndërruan jetë nga tërmeti, më shumë se 125 mijë u plagosën.

Meshkujt, më të zjarrtë në dimërGjumashët kanë nivele të larta të “kolesterolit të keq”Palëpeta me puding, veçanërisht të parezistueshmeEksperti nga Harvardi zbuloi se cili kafjall është më i keqi për fëmijëtReal Madridi përshpejton negociatat me Lille për transferimin e sensacionit francez
Qyteti Hatay në kufirin me Sirinë u prek më shumë nga tërmeti. Aty ku janë hequr rrënojat dhe mbeturinat nuk ka mbetur asgjë më. Shumë lagje të Hatay janë kthyer në lagje fantazmë.

Jeta provizore bëhet e përhershme

Pas tërmetit shumë banorë u larguan, ata që kanë qëndruar jetojnë në masë të madhe në kontejnerë, që ishin menduar të ishin strehimore provizore. Rreth 200 prej tyre u ngritën me shpejtësi në zonën përreth Hatayt. Më shumë se 187.000 vetë kanë gjetur aty strehë. Sot pakënaqësia është e madhe. Banorët ankohen se ka shumë pak vend në kontejnerë.

“Fëmijët dhe unë kemi vështirësi të mëdha të gjejmë veten këtu”. Edhe Meryem Kataras banon në strehimore provizore. “Jeta këtu është e vështirë, po ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën”, thotë Mereym, nënë me tre fëmijë. Shpesh mungon uji dhe rryma elektrike.

Në ditët e para pas tërmetit njerëzve u dhanë falas ushqime dhe artikuj të tjerë, por ndihmat humanitare tani janë ndërprerë. Serap Selcuk raporton, se ka marrë vetëm dy paketa ndihme nga Autoriteti Turk i Katastrofave, AFAD. Ky autoritet u vendos në shënjestër të kritikave në ditët pas tërmetit, sepse nuk reagoi në kohën e duhur.

 

Vetëm 25 apartamente

Se sa ngadalë ecën rindërtimi kuptohet tek ndërtimi i apartamenteve të reja në Hatay. Plani ishte të ndërtoheshin 45.000 apartamente të reja. Por vetëm 2600 prej tyre janë para përfundimit. Gati për të hyrë janë vetëm 25 apartamente, sipas të dhënave zyrtare.

Meryem Kataras thotë, se numri i ndërtimeve të reja nuk mjafton. Ndërtimet janë zhvendosur në një pjesë të largët të qytetit, ato janë ende pa përfunduar dhe rrugët nuk janë gati. “Më duket e pamundur t’u ndihmohet të gjithë të prekurve këtu”, thotë Karatas, që para tërmetit kishte shtëpinë e saj.

Nëna me dy fëmijët nxirren të gjallë nga rrënojat – 228 orë pasi tërmeti shkatërrues goditi Turqinë

Shumë banorë duan të qëndrojnë në Hatay, si Mustafa Bayir. “Unë nuk ika nga qyteti im pas tërmetit. Por shteti ia ka lënë Hatayn fatit”, thotë ai. Mustafai jeton me familjen tetëanëtarëshe në një kontenier të vogël. “Kishim një apartament 179 metra katrorë. Tani duhet të jetojmë në 21 metra katrorë” rrëfen 70 vjeçari Abudlsamet Pulat. Megjithatë ai i është mirënjohës shtetit.”Nuk vdiqëm urie, apo nga etja, kishim të paktën një strehë mbi kokë.”

Shumë vetë nuk kthehen

Edhe në zonën industriale të Hatayt u shkatërruan 95% e ndërtimeve. Ethem Icer bukëpjekës ka rihapur dyqanin në një ndërtesë gati të shkatërruar. Numri i klientëve kanë rënë shumë që pas tërmetit, thotë ai.

Në vend të 4000 bukëve që shiste dikur, sot ai shet vetëm 1000. Nga shtatë punëtorë i ka mbetur vetëm një. Ethemi është i zemëruar me shtetin se dyqanxhinj të vegjël si ai nuk marrin ndihma.

“Çfarë dite është sot?”, pyeti gruaja pasi u nxor nga rrënojat në Turqi

“Shteti na ka harruar”, thotë mekaniku Levent Icency për DW. “Shumë vetë duan të punojnë sërish, por nuk mbështeten sa duhet nga shteti. Më parë kishim këtu mjeshtra shumë të mirë. Por ata janë larguar tani dhe nuk kthehen më. Kjo është humbje e madhe”.

Edhe taksisti Ekrem Özturk është i fundit nga 15 shoferët e sipërmarrjes së tij. “Shumë thonë se këtu gjërat janë normalizuar”, thotë Ekremi. “Por kjo nuk është e vërtetë. Nganjëherë dëshiroj që të kisha vdekur nga tërmeti. Nuk do më duhej të shihja të gjithë gjendje kështu sot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.