Ekipi i zjarrfikësve të Prishtinës, bashkë me Ekipin për Kërkim dhe Shpëtim Ujor, janë furnizuar me disa pajisje të reja.
Kjo ndihmë u është dhënë atyre nga Programi për Asistencë Humanitare të Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane.
“Duke iu falënderuar Programit për Asistencë Humanitare të Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, zjarrfikësit e Prishtinës dhe Ekipi për Kërkim dhe Shpëtim Ujor tani kanë pajisje të reja për t’ju ndihmuar atyre të ballafaqohen me emergjenca në mënyrë efektive dhe mbrojnë jetë dhe prona të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ambasada Amerikane në Prishtinë.