Forcat detare ruse pretendojnë se kanë arritur të parandalojnë sulmet me dron në Gjirin e Sevastopolit, ku është e vendosura flota e Detit të Zi, raporton Reuters.
Forcat detare ruse dyshohet se zmbrapsën një sulm me dron në Gjirin e Sevastopolit, ku është vendosur flota e Detit të Zi, raporton Reuters.
Por pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dëshmojnë krejt të kundërtën, shihet pranë brigjeve duke u ngritur në ajër tymi i zi, pasi objekte të caktuara janë goditur me dronë kamikazë, transmeton Telegrafi.
Guvernatori i Sevastopolit, Mihail Razvozayev, që u emërua nga Rusia, ka thënë në Telegram: “se anijet e flotës në Detin e Zi, kanë arritur të parandalojnë sulmin me dronë në ujërat e Sevastopolit. Në qytet nuk e ka pësuar askush”.
Kujtojmë që Sevastoli është qyteti më i madh në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Fillimisht ishin rusët ata që përdorën dronë kamikazë të marrë nga Irani, ndërsa tani ukrainasit po tregohen tejet efikas në sulmet me dronë kamikazë.