Një burrë është arrestuar në Vushtrri, pasi që nën kërcënimin e armës kishte rrahur dhe pastaj e kishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale ish-bashkëshorten e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM, Vushtrri 12.02.2024. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se nën kërcënimin e armës është rrahur dhe detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.