/

Ambasadori austriak: Kosova është prioritet i politikës së Jashtme të Austrisë

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, tha se Austria vlerëson arritjet që Republika e Kosovës ka bërë në 16 vitet e pavarësisë.

Schnetzer, për televizionin publik theksoi rolin historik të këtij vendi në mbështetjen e Kosovës, pas përmbylljen e bisedimeve për statusin e Kosovës në Vjenë.

“Austria ka mbështetur Kosovën për liberalizimin e vizave, mbështet anëtarësimin e Kosovës në BE, Këshillin e Evropës si dhe organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, tha ai.

Ambasadori Schnetzer, thekson se Austria ka dënuar në mënyrë të qartë dhe të vendosur sulmin paramilitar të 24 shtatorit dhe ka kërkuar që përgjegjësit e këtij sulmi të dalin para drejtësisë

Ai gjithashtu, potencoi se vendi i tij mbështet fuqishëm procesin e dialogu, ndërsa kërkon nga Kosova dhe Serbia, zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, e arritur në shkurt të 2023 dhe aneksin e marrëveshjes së Ohrit, të marsit të vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.