/

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 1 viti ndaj ish-depoistit në Graçanicë, i akuzuar për korrupsion

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit më 26 shtator 2023 Sladjan Trajkoviq ishte dënuar me një vit burgim për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Trajkoviq akuzohej se prej muajit dhjetor të vitit 2013 deri më 13 tetor 2014, pasi ka qenë depoist kryesor në depon e Komunës së Graçanicës, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë pajisje medicinale, të cilat kanë qenë në depon e kësaj komunë.

“Refuzohet si e pa pabazuar ankesat e mbrojtësit të akuzuarit S.T. av. R.G., ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, …të datës 09.10.2023 vërtetohet”, thuhet në vendimi e Apelit.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores është i qartë i kuptueshëm dhe i plotë në çdo pikë të dispozitivit të aktgjykimit.

Po ashtu në vendimin e Apelit thuhet se nga provat materiale, konkretisht kontrata e punës del se i akuzuari Trajkoviq ka qenë në marrëdhënie punë me Komunën e Gracanicës si depoist dhe se sipas kontratës ka qenë personi përgjegjës për mallin që ka qenë në deponon e komunës.

Sipas Apelit edhe dëshmitari B.P ka theksuar se vetëm i akuzuari Trakoviq ka poseduar çelësat e depos dhe se ky dëshmitar e ka parë të akuzuarin Trajkviq duke hyrë në depo pas orarit të punës dhe duke u larguar nga depo me veturën e tipit “Fiat Bravo”.

Tutje, në vendimin e Apelit thuhet se mungesa e mallit në depo ishte konstatuar nga një komision i formuar prej tre anëtarësh dhe se mungesa e mallit kapte vlerën prej 58 mijë eurove.

Andaj, sipas Apelit vendimi me burgim prej një viti ndaj Trajkoviq i shqiptuar nga Themelorja është i drejtë i bazuar dhe se nuk ka kushte për shqiptim të një dënimi më të butë ashtu siç ka kërkuar mbrojtësit e të njëjtit në ankesën e tyre.

Ankesë, ndaj vendimi të Themelores kanë parashtruar mbrojtja e të akuzuarit Trajkovq, duke i propozuar Apelit që çështjen ta kthej në rigjykim.

Ndërkaq, Prokuroria e Apelit përmes parashtresë i ka propozuar Gjykatës së Apelit që aktgjykimi i Themelores të vërtetohet dhe ankesa e mbrojtës së të akuzuarit Trajkoviq të hedhet poshtë si e pa bazuar, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 shtator 2020, të akuzuarin Trajkoviq e kishte liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Mirëpo, kundër këtij vendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën ankesë, Gjykata e Apelit më 19 janar 2021 e kishte aprovuar dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim e vendosje.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 19 nëntor 2014, i pandehuri Sladjan Trajkoviq prej muajit dhjetor të vitit 2013 deri më 13 tetor 2014, duke e shfrytëzuar detyrën pasi ka qenë depoist kryesor në depon e Komunës së Graçanicës, e cila ndodhet në fshatin Llapnasellë, në mënyrë të vazhdueshme ka marrë pajisje medicinale, si dhe tre ventilatorë viasys dhe barna të cilat kanë qenë në depon e Komunës së Graçanicës.

Akuza thotë se ka qenë i vetmi që ka pasur në posedim çelësat e dyerve dhe njëherit ka pasur qasje në këtë objekt gjatë dhe pas orarit të punës ka bartur me veturën e tij zyrtare gjësende të cilat kanë qenë në depo dhe të njëjtat i ka dërguar në drejtim të panjohur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, me ç’rast i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm buxhetit të Komunës së Graçanicës, në vlerë rreth 58 mijë e 21 euro e 47 centë.

Me këtë, Trajkoviq po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.