/

Gërvalla takohet me zëvendëskancelarin gjerman, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla është takuar me zëvendëskancelarin gjerman, Robert Habeck në kuadër të punimeve të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Me anë të një postimi në X, ajo ka njoftuar se me zyrtarin e lartë gjerman kanë diskuatuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuam rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tone”, ka shkruar Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.