Shtëpia e një zyrtari të AKI-së ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren.
Nga burimet mësohet se atij i është vjedhur çanta, ku brenda saj kishte armën zyrtare, dokumente personale, dhe ID-në e agjencisë ku punon.
Ky rast është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh i policisë, ku aty thuhet se vjedhja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:55, por pa u përmendur se viktima ishte zyrtar.
Rasti është duke u hetuar.