Vendimet e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës do të jenë temë kyçe e disktuimit të së martës në Bruksel, kanë konfirmuar nga Bashkimin Evropian. Tek kanë thënë se takimi me palën kosovare dhe atë serbe do të mbahen në mëngjes, është bërë e ditur se “ai do të kenë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut”.
Zëdhënësja e BE-së për çështje të Politikes së Jashtme dhe Sigurisë, Nabila Masralli ka deklaruar se të dyja palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk ka saktësuar se kush do të shkojë nga Kosova në këtë takim.
“Ajo që unë mund të them është se po, do të kemi takim nesër. Takimi i nesërm është takim i dialogut i cili do të fokusohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimin e fundit për qarkullimin e valutave nga Banka Qendrore e Kosovës. Takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut. Dhe po, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre“ ka thënë ajo.
Një ditë para takimit në Bruksel lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese në Kosovë, Banka Qendrore e Kosovës për KOHËN ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takim.
Në përgjigje, BQK-ja ka thënë se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS).