/

Vëllai ndryshon dëshminë, Hygerta pranon vrasjen e babait: Isha e detyruar, na thoshte “do iu vras me tritol”

Hygerta Meta ka pranuar se ishte ajo që vrau babanë e saj, Pëllumb Meta.

Para trupës gjykuese të Gjykatës së Durrësit, Hygerta tha se e vrau babanë pasi ai donte ta fejonte pa dëshirë, i kërcënonte vazhdimisht se do t‘i vriste dhe për shkak edhe të dhunës që ushtronte ndaj nënës së tij.

19-vjeçarja deklaroi se donte që fajin t’ia linte të vëllait duke u shprehur se ishte e detyruar ta vriste babanë.

“Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste. Ka prishur bombolen e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korent. Një herë e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcënonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk.

Jam penduar që e kam bërë këtë veprim po isha e detyruar”, ka deklaruar Meta.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Hysen Meta, djali i madh i Pëllumb Metës, i cili ka deklaruar se nuk është ai personi që vrau babanë, por Hygerta. Sipas 24-vjeçarit, ka qenë i hutuar kur ka dëshmuar ë polici se autori i vrasjes ishte ai.

“Nuk e kam bërë unë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent dhe kam parë që motra e vogël ka qëlluar babanë. Donte ta drejtonte me zor babai. Nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Kam qenë i hutuar. Na ka ardhur keq për këtë që i ndodhi babait”, ka deklaruar Hysen Meta.

Ndërsa djali i vogël i familjes, Amarildo Meta ka dëshmuar se ishte nëna që i tregoi se babai i tyre ishte vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.