Sipas tyre, ky takim është bërë për të forcuar bashkëpunimin për siguri dhe për të mbështetur tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse territoriale.
“Udhëheqësit nga DoD & USEUCOM u takuan për diskutime me Ministrin e Mbrojtjes të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe për të mbështetur tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale, multietnike të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet kontrollit civil”, thuhet në njoftim.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dje ka njoftuar për vizitën e drejtorit kryesor për Politikat Evropiane të NATO-s, Alton Buland, në Kosovë.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, përmes një postimi në X, njoftoi se ai pati “konsultime dypalëshe të mbrojtjes SHBA – Kosovë” me ministrin e mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci.