/

Dështon seanca ndaj 70-vjeçarit, që akuzohet për vrasjen e bashkëshortes

Në mungesë për mbrojtësit të viktimave, Gentrit Begolli, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit ndaj Izet Godenit, i cili akuzohet se kishte privuar nga jeta gruan e tij S.G. në mënyrë mizore.

Paraprakisht gjykatësi i rastit Naser Foniqi tha se ka tentuar të kontaktojë më mbrojtësin e viktimave, por i njëjti nuk është lajmëruar.

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 25 vjet burgim Godenin për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Gjykata e Apelit më 26 shtator 2023 kishte kthyer çështjen në rigjykim me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i përfshirë në shkelje esenciale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithnjë sipas vendimi të Apelit, thuhet se vendimi i Themelores nuk ka dhënë arsye për çdo pikë të aktgjykimit dhe se nuk është paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë se cilat fakte konsiderohen të vërtetuara ose të pavërtetuara.

Sipas aktakuzës, më 25 nëntor 2022, rreth orës 4:00, në mënyrë mizore Izet Godeni kishte privua nga jeta anëtarin e familjes, konkretisht bashkëshortë e tij S.G.

Andaj me këto veprime Izet Godeni po ngarkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga Neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.