Si pasojë e shpërthimit babë e bir humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa nuk kurseu as bizneset e zonës përreth.
Me anë të njoftimi zyrtar, policia njoftoi se ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 ku në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.