Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir dhe u plagosën disa persona, midis tyre edhe deputeti socialist, Bujar Çela.
Balla ka theksuar për mediat se viktimë ka mbetur manovratori i vinçit pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.
Ndërkaq, ka humbur jetën edhe i biri i manovratorit të vinçit, cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.
Lidhur me gjendjen e deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por më pas i është nënshtruar operacionit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.