/

​Vdekje e dyshimtë te parku i qytetit në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Halil ALidemaj” te parku i qytetit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka tërhequr trupin e pajetë.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e këtij rasti, ndërkohë që zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kontaktuar nga KosovaPress.

Por ende nuk ka marrë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.