/

Dyshohet se trupi që u gjet në një gropë në Pejë, është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza (VIDEO)

Është gjetur dokumentacioni i personit që u gjet i vdekur në një gropë në Pejë.

Dyshohet se trupi është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza, i cili që nga marsi i vitit të kaluar ishte raportuar si i zhdukur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

“Fillimisht është gjetur nga një person që dyshohet se është familjar dhe më pas i është përgjigjur menjëherë policia, prokurori i krimeve të rënda dhe më pas edhe ekipet e FSK-së të cilët e kanë tërhjekur kufomën”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.