Një motorist dhe një këmbësor janë lënduar si pasojë e një aksidenti sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën “Mbretëresha Tetutë” në Mitrovicës, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor. Drejtuesi i motoçikletës dhe këmbësori kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.