Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai ka takuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ndërsa pas takimit ai u prononcua për media.
Lajçak tha se në takim kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Diskutuam se si të vazhdojmë zbatimin e marrëveshjes për normalizim, gjithashtu është më rendësi të them se diskutuam për çështjen e pagesës (çështja e dinarit), që është pjesë relevante e dialogut”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se sa i përket rregullores së të BQK-së, është më rëndësi që qytetarët të mos ndikohen negativisht.
“Duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë. Lidhur me ketë, kam të hapur mundësitë për të dyja palët të bisedojnë. I kam lënë delegacionet që të dërgojnë të përzgjedhurit e tyre, ku Kosova kishte dërguar guvernatorin e BQK-s”.
Në konferencë, Lajçak tha se është më rendësi të zbatohet marrëveshja bazike, dhe se kjo është në interes të të gjithëve.