Rusia paralajmëron hapa të mëtejshëm ndaj Britanisë për ‘sulmin’ e supozuar ndaj Nord Stream

“Shërbimet tona të inteligjencës kanë të dhëna që tregojnë se specialistë ushtarakë britanikë drejtonin dhe koordinonin sulmin. Ka prova që Britania është e përfshirë në sabotim, në një sulm terrorist në infrastrukturën jetike të energjisë, jo vetëm ruse, por ndërkombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Të shtunën, ministria ruse e mbrojtjes tha se personeli i marinës britanike kishte hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream në shtator.

Kremlini ka bërë me dije se po shqyrton se çfarë hapash të mëtejshëm të ndërmarrë pas pretendimit se Britania ishte përgjegjëse për një sulm në tubacionet e gazit Nord Stream.

Londra tha se akuzat ishin të rreme dhe të dizajnuara për të shkëputur vëmendjen nga dështimet ushtarake ruse në Ukrainë.

Kremlini tha gjithashtu se nuk ishte marrë asnjë vendim nëse do të riparoheshin tubacionet në pronësi ruse. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.