Mbi 64 letra dashurie të princeshë Dianës dalin në ankand, ish- i dashuri i saj kërkon mbi 1 milion dollarë

Letrat intime të dashurisë së Princeshë Dianës drejtuar James Hewitt kanë dalë në shitje në SHBA, duke u cilësuar si goditja e fundit që fyen kujtimin e saj.

Një ankand amerikan ka vënë në rresht një koleksionist të pasur me letrat e saj, plot 64, me një çmim deri në 1 milion dollarë (780,000 £), duke ngjallur kështu frikën se mund të bëhen publike nga momenti në moment.

Ish -oficeri i ushtrisë Hewitt, 65 vjeç, i kishte ofruar më parë letrat si kolateral për një hua prej 500,000 £.

Ato u shkruan midis viteve 1989 dhe 1991, duke përfshirë periudhën që Hewitt, i cili kishte një lidhje sekrete pesëvjeçare me princeshën deri në vitin 1992, shërbente në Luftën e Gjirit.

Thuhet se këto letra janë shumë intime dhe se do të shkaktonin ‘siklet’ te familja mbretërore nëse bëheshin publike.

The Sun shkruan se në tetor të vitit të kaluar ndërmjetësit në emër të Hewitt kontaktuan shtëpinë e ankandeve në Londër me synimin për të shitur.

Ekspertët e firmës i vlerësuan mes 400,000 dollarë (311,000 £) deri në 600,000 dollarë (466,000 £).

Leave a Reply

Your email address will not be published.