Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në qytetin e Vushtrrisë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti, një person ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër kosovare dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ku dyshohet se nga plagët e marra ka ndërruar jetë njëri nga ta, i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.