Është intervistuar nga Policia e Kosovës një burrë në Podujevë, pasi i njëjti kishte publikuar fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale.
I dyshuari pas intervistimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë / 12.03.2024-15:50. Pas publikimit të disa fotografive me armë zjarri në rrjetet sociale, është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar ndërsa me vendim të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.