/

Pushteti mohon se ka presion për dinarin

Që nga një shkurti kur hyri në fuqi rregullorja e re Bankës Qendrore e Kosovës e cila heq dinarin serb nga përdorimi, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës është shtuar dukshëm.

Në këtë kuadër duket të jetë edhe vizita e paralajmëruar e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë gjatë kësaj jave ku përveç dialogut temë diskutimi do të jetë edhe çështja e dinarit.

Por kjo vizitë për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, është mundësi për të sqaruar çështjen e dinarit. Deputeti i kësaj partie Driton Hyseni thotë se nuk ka zmbrapsje nga vendimi për dinarin.

“ Angazhimi i të gjithë miqve ndërkombëtar edhe të Escobar si deputet e kam parë në një nivel të përkushtimi të faktorit ndërkombëtar sa i takon mirëqenies së qytetarëve në veri mirëpo konsideroj se mjaftueshëm BQK-ja ka dhënë sqarimet ndaj komunitetit ndërkombëtar … Çdo takim është mundësi e mirë për të sqaruar edhe pozicionet edhe qasjen edhe BQK edhe në si zyrtarë kemi sqaruar pafund çështjen e rregullores mund ta marrim si të mirëqenë reagimin e shpejt të faktorit ndërkombëtar me ide se mos po lëndohet mirëqenia e qytetarëve por e dini që i gjithë faktori ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë Kosovës dhe BQK-së që më të vërtetë ta rris transparencën për shkëmbimet tregtare, kontrollin e të hyrave…edhe takimet që do të zhvillohen do të jenë në një funksion të arritjes se një qartësimi më të plotë edhe i qasjes sonë. S’kemi asgjë ndaj askujt dhe faktori ndërkombëtar duhet të na mirëkuptojë deri në fund. Nuk shoh mundësi që dikush nga zyrtarët e vendit mund te zmbrapset nga zbatimi i kushtetutës së vendit mirëpo nëse ka hapësirë për të përmbushur nevojat e qytetarëve në veri të vendit të cilat kanë mbetur të papërmbushura mendoj që institucionet e vendit duhet t’i marrin e gjitha veprimet e nevojshme që qytetarët në veri të vendit në asnjë rrethanë mos te kemi një nivel”, tha Hyseni.

Për opozitën, ndërkaq, vizita e të dërguarit të SHBA-së Escobar, është presion i hapur ndaj qeverisë për dinarin, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, thotë se është koha e fundit që Kosova t’i koordinojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky është një aktivitet i vazhdueshëm i qeverisë në lidhje me një lloj presioni ndaj qeverisë së Kosovës që ka të bëj kryesisht me formimin e bashkësisë së komunave dhe po ashtu të bëjë një lloj presioni sa i përket dinarit. Është momenti i fundit që Kosova të koordinohet dhe të jetë në një linjë me kërkesat e partnerëve tanë”., tha Qalaj.

Vizita e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në Kosovës, Gabriel Escobar vjen pas vizitës së të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak në kosoëvs qëllimi i së cilës ishte po ashtu dialogu me Serbionë dhe cështja e dinarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.