/

Tërmeti në Mal të Zi, dridhjet janë ndjerë edhe në disa qytete të vendit

Tërmeti me magnitudë 5.3 që goditi Malin e Zi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është ndjerë edhe në pjesën veriore dhe jugperëndimore të Maqedonisë.

Sipas informacioneve nga Observatori Sizmologjik i Maqedonisë, tërmeti është ndjerë nga banorët e Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës, Ohrit, Strugës dhe Resnjës me intensitet prej tre deri në katër gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Tërmeti është ndjerë në disa vende të Ballkanit dhe deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima në njerëz. Banorët e Malit të Zi thonë se u drodh për një kohë të gjatë dhe të gjithë u zgjuan. Tërmeti i fortë u pasua nga 30 tërmete të mëvonshme me intensitet më të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.