/

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikon të dhënat qesharake: 84 kosovarë mercenarë janë vrarë në luftën pro Ukrainës!

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar të dhëna që pretendon se tregojnë numrin e mercenarëve të huaj që kanë ardhur për të luftuar për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

Të dhënat qesharake thonë se 191 kosovarë mercenarë kanë shkuar për të luftuar pro Ukrainës dhe kundër Rusisë.

Bazuar në këto të dhëna të rrejshme ruse, 84 kosovarë janë vrarë në front. Sipas tabelës së publikuar nga Ministria ruse, më së shumti mercenarë kanë ardhur nga Polonia (2960).

Rusët pretendojnë se 335 kroatë erdhën për të luftuar në anën e ukrainasve dhe se 152 u eliminuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.