Janë lyer me ngjyrë emërtimet në gjuhën shqipe të vendbanimeve në tabelat dygjuhëshe që u vendosën dje nga Ministria e Infrastrukturës komunën Leposaviq dhe Zveçan, siç raporton mediumi në gjuhën serbe “Radio Kontakt Plus”.
Dje në veri të vendit janë zëvendësuar tabelat e rrugëve që ishin të shkruara me alfabet cirilik dhe u vendosën të reja në dy gjuhë – shqip dhe serbisht.
Përveç Vetëvendosjes që shpërndau një video gjatë ndërrimit, dje për këtë ka njoftuar edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Si MMPHI kemi marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojmë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës. Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”.