Një mashkull është përjashtuar nga futbolli pasi ai hodhi një shishe qelqi në autobusin e skuadrës së Manchester United ndërsa po shkonte për në “Anfield Road”.
Leëis Cleary, 23 vjeç, u dënua për shkaktimin e dëmit kriminal pasi u zbulua se kishte hedhur një shishe në automjetin që po transportonte Erik ten Hag dhe lojtarët e tij për ndeshjen me Liverpoolin në dhjetor.
Djaloshit iu dha një urdhër ndalimi tre-vjeçar në futboll dhe u urdhërua të kryente 150 orë punë pa pagesë për komunitetin.
Atij iu tha gjithashtu të paguante një urdhër kompensimi prej 500 funte dhe shpenzimet.
Autobusi u dëmtua kur një grup i madh mbështetësish të Liverpoolit u mblodhën për të ‘mirëpritur’ rivalët e tyre të vjetër në Anfield Road përpara ndeshjes që u mbyll në barazim 0-0.