Nicolas Bay është duke qëndruar për vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij ai ka shpërndarë propagandë karshi Kosovës duke përdorur gjuhë jo korrekte. Përmes disa postimeve në Twitter e Instagram po shpërfaqë një urrejtje ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai po i quan shtet islamik e të udhëhequr nga mafia shqiptare.
Qytetarët e Kosovës janë mobilizuar për t’i bërë “report” për informim të rrejshëm eurodeputetit të Parlamentit Evropian nga Franca, Nicolas Bay.
Sipas tyre, ai është duke shpërndarë informacione të rrejshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.
Në një postim të tijin në Instagram ai ka shkruar edhe: “Kosova është Serbi”.
Kjo ka revoltuar shumë kosovarët.
Eurodeputeti francez ka bërë propagandë të vazhdueshme në Twitter kundër Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si Kosovën si vend të pushtuar nga shqiptarët myslimanë.
Një tjetër propagandë e tij është edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Nga Ura e Ibrit, Bay postoi një fotografi me disa persona, të cilën ai tha se kanë luftuar në luftën e Kosovës, duke e quajtur UÇK-në “terroriste”.
Nga Mitrovica, Bay lëshoi edhe një video, duke theksuar se mbi urën e Ibrit, “serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre kundër sulmeve të terroristëve shqiptarë të UÇK-së.”
Bey e vizitoi edhe Prizrenin. Për të tha se është “ish-qytet i mbretërve të Serbisë, sot është i pushtuar nga Shqiptarët myslimanë”.