Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.
Familjarët kanë zbuluar identitetin e viktimave.
Bëhet fjalë për dy të moshuarit, Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68 vjeçare).

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të njohurit që sot, pas një aksidenti me rrymë, mbetën të vdekur familjarët tanë: Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare). Për kohën e varrimit do ju njoftojmë me kohë!”, shkruan Kushtrim Zeka.
Ndërkaq për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës.