Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.
Njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.
Në përplasja ka vdekur në vend shoferja e njërës prej makinave të përfshira në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë, dy prej tyre më rëndë.
Këta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut.