/

Dëshmitari i 51-të dëshmon për ndalimin dhe zhdukjen e të vëllait

Dëshmitari i 51-të në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po dëshmon lidhur me të vëllain që thotë se është zhdukur. Dëshmitari i mbrojtur siç ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Vega Iodice, e ka kërkuar të vëllain disa herë te pjesëtarët e UÇK-së dhe nuk i ka gjetur kurrë mbetjet e tij mortore.

“Dëshmitari 04446 mësoi nga një i afërm se i vëllai i tij ishte arrestuar nga UÇK-ja. Kur 04446 shkoi të kërkonte të vëllain, ushtarët e UÇK-së i thanë që të fliste me një komandant të UÇK-së i cili konfirmoi se vëllai i 04446 ishte aty dhe se rasti i tij po hetohej, duke qenë se UÇK-ja besonte se ishte bashkëpunëtor i okupatorit, dëshmitari 04446 dhe anëtarë të tjerë të familjes shkuan sërish që të pyesin për të vëllain disa herë, në një moment të caktuar dëshmitari 04446 e kuptoi se i vëllai i tij nuk ndodhej në komandën e UÇK-së dhe rrezikonte të mos kthehej më. Kufoma e të vëllait të 04446 nuk u gjet kurrë”, tha prokurorja Iodice në përmbledhjen e dëshmisë së dëshmitarit në prokurori.

Seanca ka qenë e mbyllur me përjashtim të paraqitjes së përmbledhjes dhe pjesës ku dëshmitari ka konfirmuar intervistën e tij të dhënë në vitin 2019 te hetuesit e ZPS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.